Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast
"

“Ujë të pastër për jetë të shëndoshë” – Arbërie Zogjani Hiseni flet për Radio KFOR

22.03.17     postuar nga: Mina

Sot më 22 Mars shënohet Dita Botërore e Ujit. Me këtë rast,  zëdhënësja e ujësjellësit rajonal Prishtina, Arbërie Zogjani Hiseni u është drejtuar dëgjuesve të radio KFOR-it me një mesazh duke e theksuar rëndësinë e ujit. “Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije, shtëpi e kopshte, por e rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim”. Sipas saj, uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse në këtë mënyrë zvogëlohen rezervat, andaj uji duhet kursyer pikë për pike. 

Arbërie Zogjani Hiseni dha mesazh të qartë për të gjithë: “Ujë të pastër, për jetë të shëndoshë! Ujin mund ta zëvëndësoj vetëm uji!” 



Lexo më Shumë