Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast
"

Aktori Kushtrim Qerimi në Ditën Botërore të Teatrit, flet për dëgjuesit e Radio KFOR-it

27.03.17     postuar nga: Mina

Aktori i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku në vendin tonë, Kushtrim Qerimi, sot në Ditën Botërore të Teatrit thekson se teatri në përgjithësi në Kosovë ndodhet larg vendit të merituar. Qerimi, aktor me rreth 25 shfaqje të realizuara në teatër, shprehet se teatri si institucion edukativ-kulturor, duhet të shërbejë për ngritje të vetëdijes së përgjithshme në të gjitha fushat shoqërore. “Dukuritë negative në shoqëri goditen në mënyrë tërthore ose të drejtpërdrejt me anë të mesazheve që jepen përmes shfaqjeve artistike duke dhënë shembuj në veprat e inskenuara nga autorët vendor dhe botëror”. 

 

Sipas tij, përmes argëtimit në teatër, publiku edukohet për një shoqëri të shëndoshë, meqë kështu ndodhë në vendet e zhvilluara dhe me traditë. “Besoj se edhe në Kosovë njerëzit duhet të shohin sa më shumë shfaqje teatrale. Andaj ejani në teatër”, përfundon aktori Kushtrim Qerimi për Radio Kfor-in. 



Lexo më Shumë