yo KFOR-i ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta - Adriana Hoxhiq flet ekskluzivisht për Radio KFOR-in
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


KFOR-i ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta - Adriana Hoxhiq flet ekskluzivisht për Radio KFOR-in

07.06.17     postuar nga: Mina

Të shtunën më 3 qërshor 2017, në kampin CMLT Novo Sellë, është mbajtur maratona humanitare e organizuar nga KFOR--i, nën patronatin e Gjeneralit të KFOR-it, Giovanni Fungo. Ndër vrapues të shumtë, e pranishme në maratonë ishte edhe zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, e cila ekskluzivisht për Radio KFOR-in u shpreh: “Unë e falenderoj KFOR-in për organizimin e maratones humanitare. Qëllimi i maratonës është grumbullimi i mjeteve për fëmijët me nevoja të veçanta që e ndjekin shkollën e cila ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Këta fëmijë vijnë nga familjet shumë të varfra. Për këta fëmijë, pushimi veror nuk është një luks por është rehabilitim. Ne kemi mbledhur një shumë të mjaftueshme parash e cila do t’i dorëzohet drejtoreshës së shkollës në komunën e Mitrovicës së Veriut, shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo nuk është hera e parë që KFOR-i organizon maratonë për bamirësi, sepse në të kaluarën, kjo shkollë po ashtu ka marrë ndihmë financiare”, përfundon Hoxhiq.



Lexo më Shumë