yo Jehona Lumi publikon këngën e re
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Jehona Lumi publikon këngën e re

18.07.17     postuar nga: Mina

“Largësia” është titulli i projektit më të fundit sapo të lansuar nga këngëtarja tejet e talentuar Jehona Lumi. Kënga e punuar nga “Pink Moon Creative” u prezantu me video klipin i cili veçse ka fituar shumë simpati tek adhuruesit e shumtë. Për Radio K4-in, Jehona ekskluzivisht ka zbuluar se është duke punuar edhe një një këngë tjetër, e cila do të jetë duet, kurse publikimin e saj mund ta presim në muajin tetor. “Bëhet fjalë për një baladë, video klipi i së cilës është duke u punuar në Shqipëri”, shprehet Lumi. “Ndërkohë, për të gjithë adhuruesit e muzikës ime, do të vazhdoj me prezantimin e cover këngëve të ndryshme të njohura botërore, të cilat i pëlqej tejmase dhe si çdo herë, edhe kësaj radhe do ti prezantoj në versionin tim, më ndryshe se versioni origjinal”, thekson Jehona Lumi për Radio K4-in. Jehona Lumi është njëra nga këngëtaret shumë të pëlqyera në vendin tonë, falë zërit të saj unik dhe paraqitjes tejet profesionale. 



Lexo më Shumë