yo Gjiko dhe Corey Banks performojnë LIVE në Radio KFOR
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Gjiko dhe Corey Banks performojnë LIVE në Radio KFOR

19.09.17     postuar nga: Mina

Sot ne Radio KFOR mysafirët special ishin këngëtari i mirënjohur Gjiko dhe ushtari amerikan Corey Banks. Banks, i cili tash e një kohë po qëndron në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, është adhurues i madh i muzikës kosovare, kurse simpatinë më të madhe ai e shpreh për këngët e Gjikos. Mu për këtë arsyeje, radio KFOR-i vendosi ti bashkoj që të dytë dhe t’iu dhuroj dëgjuesve një duet ‘live’. Gjiko dhe Banks me këtë rast performuan këngën “Gabime”. Ndër tjerash, Gjiko me këtë rast zbuloj eksluzivisht për Radio KFOR-in se së shpejti do të publikoj këngën e re e cila do të titullohet “Papuqe Gucci”. 

Për këtë këngë ai është duke përgatitur edhe video klipin. “Kjo do të jetë kënga e parë nga projekti mixtape. Do të ketë edhe shumë e shumë të tjera. Qëllimi im është të publikoj sa më shpesh këngë të mira”. Publikimi i kësaj kënge pritet të ndodh brenda dy jave. Ndryshe, në jetën personale, Gjiko tash e një kohë është në lidhje me prezantuesën Elita Rudi, e cila, sipas tij, e përkrah në të gjitha projektet e tij. “Elita më ndihmon shumë. Së fundmi ka filluar ta pëlqej shumë zhanrin hip hop. Gjithmonë konsultohem me të për projektet e mia muzikore”, theksoi Gjiko. Në anën tjetër, ushtari amerikan Corey Banks premtoj se do të mësoj edhe këngët të tjera të Gjikos, dhe së shpejti do ti publikoj në faqën e tij zyrtare në Facebook. Krejt në fund të emisionit, që të dy zbuluan se në të ardhmën e afërt do të punojnë në realizimin e një bashkëpuni muzikor mes tyre. 



Lexo më Shumë