yo Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!

06.11.17     postuar nga: Mina

Të shtunën më 4 nëntor, KFOR-i në bashkëpunim me Parkun “Pylli i Arinjëve”, organizuan një vizitë të përbashkët për fëmijët e komuniteteve të ndryshme. Rreth 30 fëmijë më këtë rast, vizituan parkun e arinjëve si dhe përmes lojërave dhe aktiviteteve argëtuese, e sfiduan vetën. Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, tha se nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve në nivele të shumta të shoqërisë, të gjithë do të jenë në gjendje të kapërcejnë dallimet dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës.

“Të rinjtë e sotëm janë e ardhmja e Kosovës. Të rinjtë janë plot forcë, vendosmëri dhe energji, të etur për të ndërtuar ura që do të lidhin brezat e ardhshëm. KFOR-i në është i gatshëm në çdo kohë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për të një të ardhme të sigurt për të gjithë popullatën e Kosovës”, tha komandanti i KFOR-it. Në anën tjetër, Zana Aqifi, përfaqësuesja e Parkut të arinjve në Prishtinë, tha se janë të fokusuar në krijimin e një vendi për të gjithë, duke përdorur dialogun dhe edukimin për paqe.



Lexo më Shumë