yo Adresimi i fundit i Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week




TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Adresimi i fundit i Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo

14.11.17     postuar nga: Mina

Në konferencën e tij lamtumirëse për media, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni FUNGO, tha se është bërë përparim gjatë mandatit të tij në normalizimin e situatës në Kosovë. Në mes të tjerash ai tha: “Ne jemi shumë krenar që kemi mundur t’i përdorim instrumentet tona të buta si Ekipet tona për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT-të) si dhe angazhimin e udhëheqësve kyç, të cilat mbase janë mjetet tona më të suksesshme të cilat na kanë ndihmuar arritjen e rezultateve të prekshme. 

Ne kemi sjellë një risi edhe duke u fokusuar në projektet e CIMIC-ut si dhe në projektet për shpërndarjen e informacioneve, kryesisht përmes klipeve tona të TV-së, Radio KFOR-it dhe Revistës For You”. Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës do të mbahet në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it Film City në Prishtinë, nesër më 15 nëntor 2017, në ora 11:30. Komandanti i ri i KFOR-it, i 22-të me radhë do të jetë Gjeneral Major Salvatore Cuoci. 



Lexo më Shumë