Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Vend i lirë pune në AST Balkans / SHP i KFOR-it

05.01.18

Emri i pozitës: ndihmës (simulator) i pajisjeve të trajnimit                           

Vendi: kampi “Bondsteel”, Ferizaj; Kategoria – LCH-3

AST Balkans/ SHP i KFOR-it ka një vend të lirë të punës në Qendrën Trajnuese të Kosovës, kampi “Bondsteel”, si ndihmës (simulator) i pajisjeve të trajnimit. 

Pozita mbështetë operacionin e Qendrës Mbështetëse të Trajnimit në AST Balkans, kampi Bondsteel. Agjenti do të shërbejë si specialist (simulator) i pajisjeve të trajnimit dhe si menaxher i sistemit për gjurmimin e materialit për mbështetje të trajnimit në ushtri.

SHKOLLIMI / PËRVOJA / SHKATHTËSITË E NEVOJSHME:

Kryerjen e shkollës së mesme (4 vjet). Së paku 3 vjet ose më shumë përvojë pune në cilësinë e ndihmësit të zyrës, oficer i përgjithshëm i mirëmbajtjes ose depos, me fokus të veçantë në fushën e inventarizimit ose të logjistikës, operacionet e magazinimit të furnizimit dhe sigurinë e përgjithshme të procedurave të operimit të depos në një organizatë që merret me shërbimin e klientit. Shkathtësi të mira të komunikimit dhe të punës ekipore.

NIVELI I DËSHIRUESHËM I GJUHËS:

Gjuhë angleze – mirë; gjuhë shqipe dhe serbe – mjaftueshëm

Përshkrimi i vendit të punës dhe formulari për aplikim të pozitës mund të gjinden në vegzën e mëposhtëm: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local

E DREJTA E KONKURRIMIT - Kandidati duhet të jetë ligjërisht banor/qytetar i Kosovës.

KONTRATA - Paga bazë për pozitën e LCH-3 është €1462.62.00 në muaj. Kandidati i suksesshëm do të shpërblehet me kontratë fillestare prej 12 muajsh afat të skadimit, me mundësi të kohëzgjatjes së përhershme.

KONTAKTET:

- E-mail:         recruitment@hq.kfor.nato.int

- Phone:        038/503-603-2150

Afati i dorëzimit të formularëve për aplikim: 15 janar 2018, ora 16:00

 



Lexo më Shumë