yo Kinemaja ABC shfaq filma pa pagesë
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Kinemaja ABC shfaq filma pa pagesë

08.02.18

Nga dita e sotme, (08.02.2018), kinemaja ABC, në Prishtinë, do të shfaq 14 filma kosovarë të mbështetur nga QKK (Qendra Kinematografike e Kosovës).

Kjo nismë erdhi si rezultat i nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe N.SH. "ABC GENCI".

Për 10 ditë rresht, do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, prej nominimit për çmimin OSCAR e deri te pjesëmarrja në festivalet e mëdha të filmave, siq janë festivalet e Karlovy Vary, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kairos, Montrealit, etj.

Për publikun filmat do të fillojnë të shfaqen nga dita e sotme (08 shkurt) në orën 16:00, me shfaqjen e filmave: “Shok” nga Jamie Donoughue, “Home” nga More Raça, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj, “Si qeni n’rrush” nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku.
Në ditët në vijim do të shfaqen filma tjerë si: “Kolona” nga 
Ujkan Hysaj, “Daullet e Rezistencës” nga Mathieu Jouffre, "Me dasht” nga Ilir Hasanaj, “Trapped by Law” nga Sami Mustafa, “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja, “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, “Eho” nga Dren Zherka dhe “Babai” nga Visar Morina.

Më poshtë lajmit mund të njiheni me orarin e plotë të shfaqjes së filmave në kinemanë ABC në Prishtinë:

8 shkurt 2018 ora 16:00

Shok nga Jamie Donoughue, 21’ Ballkoni nga Lendita Zeqiraj, 20’ Home nga More Raça, 24’ Si Qeni n’rrush nga Driton Hajredini & Yll Çitaku, 27’

9 shkurt 2018 ora 16:00

Kolona nga Ujkan Hysaj | 22’ Daullet e Rezistencës nga Mathieu Jouffre, 65’


10 shkurt 2018 ora 16:00

Me dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj, 90’


11 shkurt 2018 ora 16:00

Trapped by Law nga Sami Mustafa, 90’


12 shkurt 2018 ora 18:00

Home Sweet Home nga Faton Bajraktari, 90’


13 shkurt 2018 ora 18:00

Tri Dritare dhe një Varje nga Isa Qosja, 94’


14 shkurt 2018 ora 18:00

Martesa nga Blerta Zeqiri, 97’


15 shkurt 2018 ora 18:00

T’padashtun nga Edon Rizvanolli, 85’


16 shkurt 2018 ora 18:00

Eho nga Dren Zherka, 93’


17 shkurt 2018 ora 18:00

Babai nga Visar Morina, 104’


Për të gjithë film dashësit, shikim të këndshëm.

 



Lexo më Shumë