Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rikthehen në Sanremo

09.02.18

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rikthehen përsëri në festivalin Italian të Sanremos, pas një pezullimi që mediat italiane dyshuan për plagjiaturë.
Një gjë e tillë u hodh poshtë falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno-s, Claudio Fasulo.

Dyshimet filluan në ngjajshmërinë e një pjesë të tekstit, të këngës pjesëmarrëse “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që ishte prezantuar në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016.
Pas kësaj përballjeje aspak të këndshme, e rëndësishme është që Ermal Meta dhe Fabrizio Moron do vazhdojnë të garojnë në festivalin e Sanremos.

Ky vendim për rikthimin e tyre u mor dhe nga televizioni italian Rai Uno.



Lexo më Shumë