Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Një yll me emrin Pranvera - Foto

09.02.18

Nëse kohë më parë gjithësia na është dukur e pa arritshme, tani është ofruar më shumë se kurrë, falë teknologjisë, shkencëtarëve dhe talentëve të rinjë.

Një asteroid i gjithësisë është emëruar me emrin e kosovarës 21 vjeçare, Pranvera Hyseni nga Vushtrria, e cila është edhe themeluese e programit të parë astronomik në Kosovë.

Vet kjo protagoniste, ka mbetur pa fjalë që një planet i vogël, tani bartë emrin e saj.

E ftuar për një intervistë në Radio KFOR, tek moderatorja Vjosa Spahiu Gola, Pranvera shpalosi të gjitha sukseset e Klubit që ajo drejton, sfidat që ka profesioni i astronomisë, por edhe kënaqësinë që të ofron ushtrimi i këtij profesioni të veçantë.

 “Shkuarja ime në NASA do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës sime, meqenëse për këtë moment, kisha ëndërruar qysh në fëmijërinë time”, ka thënë mes tjerash Pranvera, e cila e entuziazmuar shpalosi emocionet e këtij takimi, në të cilin marrin pjesë vetëm shkencëtarët e autorizuar të NASA-s. 

Në pyetjen e Vjosës, se rëndom në shoqërinë tonë gratë që ushtrojnë profesione të këtilla stereotipizohen, suksesi i Pranverës e thyen këtë stereotip, megjithë vështirësitë në ushtrimin e këtij profesioni të veçantë.

“Të gjithë reagojnë quditshëm kur mësojnë për moshën dhe gjininë time, meqenëse në shkencat natyrore ka mungesë të femrave, por unë i inkurajoj që të jenë më kërkuese ndaj vetes dhe të mos kënaqen me pak”, ka theksuar Pranvera.

Përndryshe, së fundmi, në mesin e 24 studentëve nga e mbarë bota që mirren me shkenca të ndryshme dhe i promovojnë ato, Pranvera e cila ka përfaqësuar Kosovën atje, është shpërblyer me çmimin “Steam and Space”.

Pranvera Hyseni, është bashkë themeluese e Klubit  “Astronomy Outreach of Kosovo”, e cila ështëthemeluar nëvitin 2015 dhe tashmë ka më shumë se 100 anëtarë, në mesin e tyre edhe shumë vajza të talentuara. 



Lexo më Shumë