Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Hapet 'Festivali Olimpik' dhe 'Panairi i Sportit' në Prishtinë

12.02.18

Sot (12.02.2018) në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë zyrtarisht u bë hapja e ‘Festivalit Olimpik Pyeong Chang 2018’.

Në kuadër të këtij festivali për nder të Lojërave Olimpike që po mbahen në Korenë e Jugut, do të hapet edhe Panairi i Sportit ‘Prishtina 2018’. 

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në hapjen solemne të këtij festivali. 

Në Panairin e Sportit do të paraqiten klube të ndryshme sportive, përderisa nxënës të shkollave fillore do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth sporteve të tyre të pëlqyera.
Ndryshe, Kosova është duke u përfaqësuar në Lojërat Olimpike 2018  'Pyeong Chang’ me skijatorin Albin Tahiri.  

Lojërat ‘Olimpike Dimërore’ zhvillohen deri me datën 25 shkurt 2018.  



Lexo më Shumë