Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Një rrëfim dashurie vjen në teatrin “Dodona”

12.02.18

Për herë të parë, Teatri “Dodona” sjell një rrëfim dashurie me fuqi të jashtëzakonshme poetike, një ndjenjë të frikshme që eksploron lojërat e joshjes, tradhtisë dhe pushtimit, ku veprimi fokusohet në një orë të thjeshtë të kohës së lojës dhe gjuha është e mbushur me metafora, ironi, sarkazëm e humor të zi.

“Kuartet” është një dramë tragjikomike e autorit gjerman Heiner Muller, e përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe nga Alban Beqiraj, e inskenuar nga regjisori austriak, Andreas Pronegg.

Aktori Ermal Rexha, njëherësh producent i shfaqjes, për Radio KFOR-in, deklaroi se ky projekt  ngërthen në vete kërcënimin e kulturës, dallimin e natyrës dhe na lë të kuptohet se shkatërrimi i marrëdhënieve midis gjinive, padyshim mbetet një temë aktuale.

“Përmes këtij projekti, përveç krijimit të një shfaqjeje atraktive dhe domethënëse për dashamirët e teatrit, poashtu kemi krijuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes teatrit “Dodona”,  regjisorit austriak Andreas Pronegg, ambasadës Austriake në Kosovë si dhe Komunës së Prishtinës, të cilët e kanë përkrahur shumë këtë projekt”, tha mes tjerash producenti Rexha. 

Në këtë dramë lojërat e rrezikshme ndizen, paturpësia e dashurisë dhe seksualiteti i dy personazheve përfundon në një fushëbetejë të varësisë reciproke njerëzore. 
“Kuartet” i detyron spektatorët të përballen me të kaluarën e tyre, “mëkatet” dhe i ballafaqon me katastrofën që po e kërcënon njerëzimin.

Virtuoziteti i tekstit bën që aktorët Arjola Demiri dhe Ermal Sadiku të kenë qasje të veçantë, ku gjatë interpretimit ata do të luajnë disa karaktere, duke ndryshuar gjinitë dhe rolet.

Pjesë shumë e rëndësishme e shfaqjes është edhe kori “Engjëjt e historisë“,  ku interpretojnë aktorët, Rajmonda Ahmetaj, Arta Lahu, Shqipe Gashi dhe Donikë Ahmeti.

Dashamirët e teatrit, këtë shfaqje mund ta ndjekin të enjtën, (15 shkurt), në ora 20:00, në teatrin “Dodona”.



Lexo më Shumë