Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Teatri Kombëtar në Prishtinë sjell shfaqjen “Bardh”

13.02.18

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, këtë të mërkurë (14 shkurt) vjen shfaqja “Bardh”, me tekst të Dubravko Mihanovic dhe me regji të Fatos Berishës.

Drama “Bardh” e dramaturgut kroat Dubravko Mihanovic është një tregim me dialog minimalistik të dy personazheve, të cilat janë mjeshtri dhe ndihmësi i tij që lyejnë me ngjyrë muret e një banese.

Ata tentojnë të krijojnë një lloj komunikimi, duke filluar bisedën me tema të përgjithshme siq janë futbolli dhe telashet familjare, për t’u futur ngadalë në përkufizime për hapësirën që i rrethon dhe botën e tyre.

Drama “Bardh” është shpërblyer në vitin 1998 me çmimin vjetor kroat të Ministrisë së kulturës së Kroacisë. 

Në shfaqje luajnë aktorët: Shpëtim Selmani dhe Tristan Halilaj.

 “Bardh”, është premiera e parë e vitit 2018-të që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës ndërkaq reprizat vijnë më 23 dhe 24 shkurt 2018.



Lexo më Shumë