Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Sot shënohet dita botërore e Radios

13.02.18

13 shkurti shënon ditën botërore të Radios.

Radio është medium masiv që arrin audiencën më të gjerë në botë.  Ky medium njihet gjithashtu si një mjet komunikimi i fuqishëm, por me kosto të ulët. Radioja është e përshtatshme për të arritur komunitetet e largëta për të gjitha kategoritë e njerëzve.

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në vitit 2013, shpalli 13 Shkurtin  ‘Ditën Botërore të Radios’.

Radioja është ende mediumi më dinamik, reaktiv dhe i angazhuar, duke iu përshtatur ndryshimeve të shekullit 21 dhe duke ofruar mënyra të reja për të bashkëvepruar dhe marrë pjesë me publikun.

Për më tepër, radioja ka një rol të fortë dhe të veçantë në komunikimin emergjent dhe në lehtësimin e fatkeqësive. Ky medium ofron mundësinë për të ushqyer diversitetin, si një forcë për dialog dhe tolerance në shoqëri.

Objektivat e shënimit të kësaj dite janë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe mediave mbi rëndësinë e radios, për të inkurajuar vendimmarrësit për të krijuar dhe siguruar qasje në informata përmes radios,  si dhe për të rritur rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis transmetuesve.

Profesori universitar i gazetarisë dhe ish-gazetari i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Pacarizi, për Radio KFOR-in tregoi për rëndësinë e radios në shoqëri: 

Radio vazhdon te mbetet nje medium i pazavendësueshëm, për shkak të karakteristikave që ka, përderisa radio është medium që mund të përdoret gjatë kohës që jemi duke kryer punë të tjera, sidomos në orët e mëngjësit dhe të pasdites ku njerëzit kthehen nga puna, dhe kanë nevojë që të marrin informata themelore”, theksoi Paçarizi.

Profesori Paçarizi, po ashtu tregoi për dashurinë e tij ndaj radios duke treguar për punën e tij në nivelin akademik.

“Njihemsi një gazetar i dashuruar në radion, pasiqë edhe e kam lënë punës prej gazetari, kam vazhduar të merrem me radion në kuptimin akademik”, shtoi ai.

Në Kosovë radioja e parë ishte ‘Radio Prishtina’ e cila ishte themeluar në Prizren në vitin 1945, e transferuar më pas në Prishtinë.

UNESCO fton të gjitha radio stacionet dhe organizatat mbështetëse të bashkohen për Ditën Botërore të Radio 2018, si një mënyrë për të forcuar diversitetin, paqen dhe zhvillimin përmes transmetimit.

Këtë vit UNESCO ka vendosur të vë theksin e përfshirjes dhe paraqitjes së sportit në radio dhe përfaqësimit të grave në sport.

Prandaj, në Ditën Botërore të Radios, të bashkojmë forcat për të festuar potencialin e fuqisë së radios, në zhvillimin e mëtejshëm të zhvillimit dhe paqes në vendet ku jetojmë. 



Lexo më Shumë