yo Festivali ‘FemaArt’ hap thirrje për aplikim
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Festivali ‘FemaArt’ hap thirrje për aplikim

13.02.18

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet organizon festivalin e parë dhe të vetëm feminist në Kosovë “FEMART”, edicion ky i gjashti me radhë, duke filluar nga data 25 deri më 30 Maj 2018, në Prishtinë.

Mundësia për aplikim është ofruar nga data 09 Shkurt dhe do të jetë e hapur deri më 30 Mars.

Gjithashtu në faqen zyrtare të “FEMART” tregohet edhe për disiplinat artistike që do të përfshihen përgjatë aktivitetit.

FEMART çdo vit angazhon qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin angazhimet e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmit, Film Dokumentar, Film të Shkurtër, Leximeve Skenike, Artit Vizuel, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Promovime Librash, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Më tutje shpjegohet se Festivali është një platformë për fillimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe urë lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon. Programi do të përzgjidhet nga një grup i artisteve dhe aktivisteve profesionale të cilat kanë përvojë në fusha të ndryshme të artit dhe në njohjen e të drejtave të njeriut.

Të gjithë të interesuarit, aplikimet e tyre mund t’i dërgojnë në adresën femartfest@gmail.com.



Lexo më Shumë