Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Nis muaji i Frankofonisë në Kosovë

09.03.18

Ka filluar tashmë kremtimi i javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila është edhe koordinatore vendore e frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësuesit diplomatik të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës dhe Aleanca franceze e Prishtinës, kanë filluar zyrtarisht të organizojnë Javën e Frankofonisë, në datat 7 deri më 31 mars 2018.

Kujtojmë që në vitin 2017, u hap shkolla e parë frankofone në Kosovë, e cila ka pranuar 22 nxënës që nga muaji shtator i vitit 2017 dhe ofron mësim cilësor të bazuar në plan-programin e akredituar kombëtar francez.

Vlen theksuar gjithashtu bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe bizneseve në mes Klubit të Bizneseve Frankofone në Kosovë-KOCAF, që u inaugurua në vitin 2017, me qëllim të intensifikimit të lidhjeve ekonomike midis vendeve frankofone dhe Kosovës, për të lehtësuar projektet e investimeve të kosovarëve në vendet frankofone si dhe bizneseve frankofone në Kosovë.

Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore, të cilat do ti mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone.

Ngjarjet kryesore që do ta karakterizojnë këtë muaj, janë :Java e shijes” dhe “Pranvera e Poetëve”.

Përndryshe, Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë që nga viti 2014, ndërsa këto aktivitete zgjasin deri më 31 mars 2018.



Lexo më Shumë