yo 'KosovaArs’ kontribuon në kulturë
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


'KosovaArs’ kontribuon në kulturë

12.03.18

Arti i mirëfilltë në përgjithësi ka nevojë të zhvillohet dhe njëkohësisht të kultivohet. Në këtë aspekt është duke kontribuar edhe Organizata joqeveritare “KosovaArs”, në Mitrovicë.

Kjo organizatë funksionon që nga viti  2014-të dhe është duke zhvilluar projekte të ndryshme.
“Mitrovica Guitar Meeting”, ishte organizim i fundit që është zhvilluar dhe që kishte të bënte enkas me muzikën klasike.
“Pas projektit të lartpërmendur në vazhdimësi do të zhvillohen edhe disa projekte të tjera”, kështu tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare “KosovaArs”, Erhan Mujka, enkas për Radio KFOR-in.
Z. Mujka na tregoi se, “Projekti i radhës do të organizohet më 1 Qershor, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe kjo ditë zakonisht mbahet në sheshin kryesor, në Mitrovicë, ndërsa i njëjti koncert, i dyti me radhë brenda vitit do të mbahet për Vitin e Ri."

Duke i shfrytëzuar valët e Radio KFOR-it, që dëgjohen gjithandej në Kosovë dhe jo vetëm, zotëri Mujka u bëri thirrje dëgjuesve ta pëlqejnë faqen e “KosovaArs”-it, në facebook dhe siç tha ai, të merren më shumë me art.

Puna e Organizatës Joqeveritare “KosovaArs”, nuk mbaron këtu, në muajin qershor ose korrik (varësisht nga përgatitjet) do të organizohet edhe festivali muzikor me zhanre të ndryshme “Mitrovica Music Day”.



Lexo më Shumë