Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Bill Clinton shkëmben letra me një shkollë në Kosovë - FOTO

13.03.18

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në një letër dërguar shkollës ‘Prishtina High School’, shprehet i interesuar për aktivitetet e kësaj shkolle dhe i ka përgëzuar mentorët e saj për angazhimet që po tregojnë ata në arsimimin e brezave të reja.

Në një prononcim pë Radio KFOR-in, menaxheri i kësaj shkolle, Valdet Ibishi u shpreh mirënjohës ndaj letrave të pranuara nga ish Presidenti Clinton, duke thënë se populli i Kosovës mbetet mirënjohës ndaj këtij vendi për kontributin e tyre ndaj Kosovës.

Në letrën e ish Presidentit Clinton, dërguar ‘Prishtina High School’ ndër të tjera shkruhet:
 

‘Kosova gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara, kam pasur rastin të ndihmoj njerëzit e vendit tuaj të ndjekin një të ardhme drejt lirisë, prosperitetit dhe tolerancës.’

Në letrat të cilat z. Clinton ju dërgoi nxënësve dhe mësueses, Rebecca Waters, shprehu dëshirën për të vizituar edhe shkollën e tyre ‘Prishtina High School’, në vizitën e tij të radhës në Kosovë.













(Foto e letrave të ish Presidentit Amerikan, Bill Clinton dërguar 'Prishtina High School') 



Lexo më Shumë