yo DAM Festivali sjell “Vienna World Orchestra” - Video
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


DAM Festivali sjell “Vienna World Orchestra” - Video

13.03.18

Në kuadër të edicionit të 13-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikantëve të Rinj, “DAM Festivalit”, Ansambli 8 anëtarësh “Vienna World Orchestra” do të mbajë koncert në Prishtinë.
Orkestra e cila në muajin shkurt pati koncert në njërën nga sallat më prestigjioze të Vjenës “Musikverein”, do të sjellin materialin e tyre muzikor përpara publikut të Prishtinës në mbrëmjen e 31 marsit, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Anëtare e këtij formacioni është edhe violonçelistja nga Kosova, Rina Kaçinari, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Vjenë, ndërsa anëtarët e tjerë të orkestrës vijnë nga Austria, Irani, Kuba dhe Turqia.

“Vienna World Orchestra” e cila në përbërje ka anëtarë nga vende të ndryshme, një pjesë e të cilëve kanë kaluar nëpër rrugën e migrimit, arrin të përçojë frekuenca të tilla duke i mundësuar publikut të zbulojë humanitetin e tyre të përbashkët.
Përveç mbështetësve të tjerë të festivalit, koncerti është mbështetur edhe nga Ambasada Austriake në Prishtinë.

Festivali i muzikës klasike ‘DAM’, do të mbahet nga data 29 mars deri më 3 prill, dhe në koncertet e këtij edicioni do të prezantohen mbi 300 muzikantë nga Amerika, Evropa dhe Azia.

Më poshtë lajmit mund të dëgjoni ekzekutimin e një vepre nga kjo orkestër:




Lexo më Shumë