Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Prishtina feston Ditën Ndërkombëtare të “Whistleblowers”

13.03.18

Duke e përqendruar vëmendjen në nevojën urgjente për të forcuar të drejtat e lirisë së shprehjes dhe të mediave në Kosovë, Prishtina  mirëpret Ditën Ndërkombëtare të “Whistleblowers” e cila shënohet të shtunën, më 24 mars 2018. Dita Ndërkombëtare e “Whistleblowers”, shënohet për të rikujtuar kontributin e burrave dhe grave që flasin kur të tjerët heshtin, thuhet në faqen e “Whistleblowers”, në Facebook.
Më tutje thuhet se , kjo ngjarje do të nxjerrë në pah Javën e Fjalës të Lirë të Kosovës - gjashtë ditë demonstrime, fushatë, seminare publike, konferenca për shtyp dhe sesione strategjie aktiviste nga data 19 mars, deri më datë 24 mars. 

Kjo javë gjithashtu përfshin takimin vjetor të Koalicionit të Evropës Juglindore mbi Mbrojtjen e “Whistleblowers”.

Dita Ndërkombëtare e “Whistleblowers” dhe Java e Fjalës së Lirë në Kosovë organizohen nga Koalicioni i Evropës Juglindore mbi Mbrojtjen e “Whistleblowers” dhe Qendra Evropiane për të Drejta e “Whistleblowers”.



Lexo më Shumë