yo Aktorë nga Hollywood-i vizitojnë Prishtinën
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Aktorë nga Hollywood-i vizitojnë Prishtinën

13.04.18

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar ditë më parë, dy aktorët e Hollywood-it, Robert Davi dhe Luke Goss ishin të pranishëm në Prishtinë për të ofruar Premierën e filmit “Your Move”.

Për nder të pjesëmarrjes së këtyre aktorëve, organizatorët përgatiten një konferencë për media e cila u mbajt në orën 13 e 30 minuta, në Kinemanë “Cineplexx” .

Dy aktorët e lartpërmendur folën për filmin në tërësi, por vlen të theksohet se pas shumë pyetjeve ata u përgjigjen edhe në pyetjen se a do të donin ta realizonin ndonjë film edhe në Kosovë,  ku Luke Goss u përgjigj: “Një nga gjërat që dua të bëj këtu me siguri, është të shohim këtë rajon të bukur të botës dhe të shohim nëse mund të bëhet një film këtu. Unë dua ta mbështes këtë ide edhe në nivelin ekonomik, le të sjellim film këtu, sepse filmi mund të ndihmojë në shtytjen e ekonomisë dhe të ketë edhe pak argëtim duke e bërë atë.”

Filmi “Your Move” që do të jetë premierë në Kosovë i takon zhanrit të filmave triller dhe aksion. Bëhet fjalë për një njeri të dëshpëruar që shfrytëzon mundësitë ekstreme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me gruan dhe vajzën e rrëmbyer. E për të zbuluar më tutje se si zhvillohet ngjarja, ju duhet të shkoni dhe ta shikoni këtë film, kohëzgjatja e të cilit është 1 ore e 36 minuta.














 



Lexo më Shumë