Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Vazhdon programi i ‘Chopin Piano Fest’

16.04.18

Edicioni i 9-të i festivalit të muzikës klasike ‘Chopin Piano Fest’, në koncertin e sontëm do të sjellë artistë të muzikës klasike me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qëndrore Universitare, në kryeqytet. Në performancën solisitike do të paraqiten Jeta Çitaku (soprano), Adelina Paloja (soprano), ndërkaq në piano Pranvera Hoxha dhe tenori Liridon Sadriu.

Në një intervistë për Radio KFOR-in, sopranoja Jeta Çitaku, na tregoi më shumë për performancën e saj dhe pikat me të cilat do të paraqitet në këtë koncert:

Do të performoj Arien e Violetës  nga opera ‘La Traviata’, pastaj Arien e Micaeles nga opera ‘Carmen’, Arien e Susanës nga opera ‘Le nozze di figaro’, pastaj këngën arbëreshe ‘Moj e bukura more’ dhe disa performanca të tjera” theksoi Çitaku.

Ajo po ashtu porositi të gjithë që t’a vlerësojmë më shumë këtë zhanër të muzikës:

Sa më shumë ta kultivojmë muzikën artistike në shoqerinë tonë, jemi çdo herë më pranë vlerave të mirëfillta kulturore dhe nuk jemi inferior në raport me shoqëritë e civilizuara” tha për fund Çitaku.

‘Chopin Piano Fest’ ka filluar më 5 Prill dhe do të përfundoj më 24 Prill të këtij viti.



Lexo më Shumë