yo Demush Avdimetaj me ekspozitë të re
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Demush Avdimetaj me ekspozitë të re

16.04.18

Të enjtën më 19 prill 2018, në ora 19:00, në ‘Galerinë e Ministrisë së Kulturës’, do të hapet ekspozita e piktorit Demush Avdimetaj e titulluar “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern”.

Kjo ekspozitë përmban tridhjetë punime, vepra pamore - vizatime dhe piktura të realizuara në teknikat akrilik në pëlhurë, akrilik në letër, teknikë e kombinuar.

Piktori Avdimetaj është një ilustrator i shquar dhe një piktor me identitet të formësuar prej artisti. Demush Avdimetaj dëshmon prirjen e tij për dy lëmi të artit pamor, vizatimin - që është bazë dhe pikturën.
 

Karriera e tij artistike është përcjellë edhe me çmime e mirënjohje të ndryshme si ajo nga ‘Akademia Evropiane e Arteve’, në Belgjikë në vitin 2006, nga Salloni i 36-të Ndërkombëtarë, po në Belgjikë, nga Salloni Mbarëkombëtarë i Gostivarit në vitin 2010, etj.

Ky projekt drejtohet nga koordinatorja e Galerisë së Ministrisë së Kulturës znj. Dhurata Ramosaj-Shala, ndërkaq kurator i ekspozitës është z. Nebih Muriqi.



Lexo më Shumë