yo Bukuritë e natyrës i eksplorojmë së bashku
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Bukuritë e natyrës i eksplorojmë së bashku

16.04.18

Për adhuruesit e natyrës dhe bjeshkatarisë, të dielën, më 22 prill ‘Outdoor Sports Experts’ (OSE) organizon ecjen bjeshkatare/atraktive në Liqenat, që ndodhet në Bjeshkët e Rugovës, në Komunën e Pejës.
Nisja për në këtë ekspeditë bëhet në ora 06:30, para parkingut të RTV21, prapa Pallatit të Rinisë dhe transporti bëhet me autobus, kurse çmimi për pjesëmarrje është 10 Euro.

Për të gjithë të interesuarit që nuk e kanë eksploruar këtë vend, Liqenati gjendet në Bjeshkët e Rugovës (Alpet Shqiptare, në Bjeshkët e Nemuna), në Territorin e Komunës së Pejës, në Kosovën veriperendimore dhe ka dy liqene, në lartësi mbidetare mbi 1.860 m.

Drejtori i OSE-së, Engjëll Sokoli, ekskluzivisht per Radio KFOR-in, na dha më shumë detaje përsa i përket kësaj ecjeje bjeshkatare, ku mes tjerash theksoi rëndësinë dhe qëllimin e kësaj aventure.

“Pas disa aktiviteteve që OSE ka zhvilluar gjatë sezonës se dimrit, tashmë kemi nisur sezonin e ri të ecjes nëpër malet e ndryshme të Kosovës dhe rajonit. Ecja e së dielës i dedikohet hapjes së sezonit të ri dhe kemi zgjedhur pikërisht Liqenatin, meqenëse konsiderohet ndër lokacionet më atraktive për eksplorim. Qëllimi i kësaj ecjeje është promovimi i bukurive dhe resurseve të shumta që ka Kosova por edhe i të jetuarit shëndetshëm”, tha mes tjerash, z.Sokoli.

Ju që do të jeni pjesë e kësaj aventure duhet të pajiseni me këpucë alpine apo të thella, çorapë rezervë, ndërresa rezervë, ushqime të lehta dhe ujë, meqenëse ecja plnifikohet të bëhet për 6 orë.

Për shkak të menaxhimit të peshës që duhet bartur në anë të shpinës, preferohet që të mos merret ushqim i tepërt.

Rezervimi është i obliguar dhe afati i fundit për rezervim është dita e shtune, 21.04.2018 ora 18:00 apo mund të kontaktoni këtë numër telefoni +386 49 850 869 ose në email adresën outdoorsportexperts@gmail.com



Lexo më Shumë