yo Takohen gazetarët e të gjitha komuniteteve
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Takohen gazetarët e të gjitha komuniteteve

16.04.18

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Zyrës së BE-së, sot organizuan një tryezë diskutimi me gazetarë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Tryeza e sotme ishte vazhdim i projektit të vitit të kaluar “Nxitja e dialogut të përbashkët nga zërat e komuniteteve”, projekt i cili fuqizoi bashkëpunimin midis gazetarëve të të  gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë, duke ndërtuar pesë storie hulumtuese  të cilat janë prodhuar bashkërisht mes gazetarëve të komuniteteve të ndryshme, gazetarëve shqiptar e serb; shqiptar, serb e boshnjak.

Redaktori menaxhues në platformën Kallxo.com, Kreshnik Gashi, për Radio KFOR-in tregoi se edhe takimi i sotëm ishte i frytshëm:
“Sot u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të gazetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, në mes të redaktorëve, redaksive të ndryshme si dhe u diskutua për pengesat e tyre si në çasje të filmimeve, materialeve, në dokumentet zyrtare  si dhe çasjes në informacione, në institucionet e ndryshme që funksionojnë në Kosovë”, tha Gashi.

Z. Gashi pati edhe një porosi në lidhje me gazetarinë: “Gazetaria duhet të jetë profesionale pa marrë parasysh cilit komunitet i përket, gazetaria është e shenjtë dhe nëse ushtrohet ky profesion nuk duhet të ketë çasje të anshme.”



Lexo më Shumë