yo Së shpejti nis Festivali ‘ReMusica’
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Së shpejti nis Festivali ‘ReMusica’

15.05.18

Të dielën e 27 majit, fillon edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”, hapjen e të cilit do ta bëjnë aristët: kitaristi i mirënjohur shqiptar, i cilësuar si ”gjeniu i kitarës” Petrit Çeku dhe violinisti i talentuar belg, i njohur për koncertet e tija si solist me Orkestrën Nacionale të Belgjikës, Brukselit, Moskës e të tjera.
Gjatë natës së parë do të ekzekutohen vepra të kompozitorëve të njohur vendas e botëror, si Niccolò Paganini, Béla Bartók, Rafet Rudi, Jules Messenet dhe Astor Piazzolla, ndërsa Koncerti hapës do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, në ora 20:00.
Kujtojmë se Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës - ReMusica, është një festival vjetor i një forme unike dhe misioni i tij që nga viti 2002 ishte promovimi i muzikës bashkëkohore dhe përcjellja e shprehjes inovative në artin e muzikës, nëpërmjet kanaleve të tendencave të ndryshme stilistike të shekullit XX.

Për Kosovën, ky Festival ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek dashamirët e muzikës dhe të tjerëve, duke krijuar një lidhje të fortë mes tyre dhe duke e bërë ReMusicën, festivalin më të spikatur muzikor në Kosovë.
Ndërveprimi mes ReMusicës dhe publikut të tij ka ndihmuar në realizimin e nevojës për zgjerimin e kufijve, duke rezultuar në pasurimin e fizionomisë së Festivalit dhe duke prezantuar muzikën e stileve të tjera stilistike, të tilla si Rilindja, Barok, Klasicizmi, Romantikët e kështu me radhë.



Lexo më Shumë