Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Sot ‘Dita Ndërkombëtare e Familjes’

15.05.18

‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’, më 20 Shtator 1993, shpalli 15 Majin ‘Ditë Ndërkombëtare të Familjeve’.
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin e çështjeve që lidhen me familjet dhe për të rritur njohuritë e proceseve sociale, ekonomike dhe demografike që prekin ato. Në shumë vende, kjo ditë është një mundësi për të nxjerrë në pah fusha të ndryshme me interes dhe rëndësi për familjet. Edhe në Kosovë për nder të kësaj ditë, është organizuar  promovimi  i librit me fotografi i titulluar ‘Baballarët e Kosovës’, në  ‘Bibliotekën  Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, nga ora 10:00,  ndërsa nga ora 11:00 është mbajtur ekspozita me fotografi, e organizuar nga Peer Educators Network (PEN) dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë  (UNFPA).
Menagjeri i këtij projekti dhe ideatori i ekspozitës, Kadri Gashi në një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi më shumë për këtë ekspozitë:

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes do të bëhet botimi i librit me fotografi të baballarëve, se si e kalojnë ata kohën me fëmijët e tyre. Qëllimi i këtij libri është ndarja e përgjegjësive të barabarta mes gruas dhe burrit dhe mundohemi të promovojmë  baballarë të cilët janë të përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre që në një formë ti thyejmë sterotipet që ekzistojnë në shoqërinë tonë ”, theksoi ai.
Ai më tej dha edhe një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Familjes:
Ne si organizatë gjithmonë  e shënojmë këtë ditë dhe mundohemi ta promovojmë përfshirjen e burrave në familje, duke u munduar të ndahen përgjithësitë në familje dhe t’i japim mundësi edhe grave të angazhohen në karrierë edhe pas lindjes”, tha Gashi për fund.
Fokusi i kësaj dite për këtë vit, është për promovimi i shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm.



Lexo më Shumë