yo Donika Makolli me ekspozitë personale
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Donika Makolli me ekspozitë personale

15.05.18

Artistja Donika Makolli do të hapë ekspozitën e saj personale nesër (16.05.2018) në ambientet e ‘Galerisë së Fakultetit të Arteve’ në Prishtinë nga ora 20:00.
Ekspozita e titulluar ‘RAW’, vjen tek publiku si një rrëfim i saj personal. Ajo e sjellë këtë ekspozitë në një dimension personal për të ngritur vëtëdijësimin për depresionin dhe luftën e saj me këtë sfidë dhe për të fuqizuar edhe të tjerët në këtë aspekt.

Artistja Donika Makolli në një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi më shumë për këtë ekspozitë:

 

Ekspozita është një narrativë e imja personale,  në lidhje me 2 vite, gjatë të cilave jam përballur  me depresion , sulme të ankthit dhe panikës. Ekspozita ka gjithsej 5 vepra, të vendosura në mënyrë të tregimit duke filluar prej mposhtjes e deri te triumfi”, tha ajo.  

Ekspozita nuk pretendon të sillet vetëm si një kujtim, por vjen si një rrëfim qëndrueshmërie dhe mbijetese.

Ajo më tej tregoi se kjo ekspozitë, do të prezantohet në formën e instalacioneve dhe në versionin e printuar si dhe ekspozita do të jetë e hapur për një javë.
 



Lexo më Shumë