yo Fustani i Marilyn Monroes në shitje
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Fustani i Marilyn Monroes në shitje

16.05.18

Muzeu presidencial dhe biblioteka Abraham Lincoln ka nxjerr në ankand të shitjes një fustan të zi të të famshmes Marilyn Monroe.

Edhe pse nuk është në mesin tone, ajo vazhdon të konsiderohet ikonë hollivudiane dhe mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.
Përmes këtij ankandi, Muzeu dëshiron të mbledh fonde për shlyerjen e borxheve pas blerjes së disa artikujve që i përkasin ish-presidentit amerikan. Në këtë aktivitet që do të mbahet në Las Vegas më 23 qershor, do të ofrohen nëntë objekte, duke përfshirë një fotografi të vitit 1950 të aktores, sipas The Chicago Tribune. 

Sipas shtëpisë së ankandit “Julien”, artikujt e ofruar mund të arrijnë një vlerë prej më shumë se 60 mijë dollarësh.

Kujtojmë se Fondacioni Abraham Lincoln huazoi rreth 10 milionë dollarë në vitin 2017 për të blerë gjësende të të parit të shtetit, të tilla si një cilindër, dorëza dhe një libër të vitit 1824.



Lexo më Shumë