Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Bebe Rexha paralajmëron albumin e saj

16.05.18

Këngëtarja e famshme botërore Bebe Rexha, ka bërë një njoftim për fansat e shumtë të saj anë e mbanë botës, se shumë shpejt do të publikoj albumin e saj më të ri, me titull “Excpecations”.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka shprehur emocionet lidhur me albumin, për të cilin thotë se ka punuar aq shumë.

“Expectations po vjen. Jam shumë e stresuar por dhe mjaft e entuziazmuar. Kam punuar shumë për këtë album dhe nuk di çfarë të pres. Do doja vetëm ta publikoj e pastaj të iki në një qytet të vogël të Evropës për disa muaj dhe pastaj të kthehem. 

Me shpresën që kur të kthehem ju do ta doni atë aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Kujtojmë se javën që shkoi Bebe Rexha bashkë me Rita Orën, Cardi B dhe Charli XCX, publikuan këngën ”Girls”, e cila tashmë është shndërruar në hit.



Lexo më Shumë