yo Hapet ekspozita “MJEGULL”
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Hapet ekspozita “MJEGULL”

16.05.18

Galeria Kombëtare e Kosovës, njofton se nesër (17.05.2018) do të hapet ekspozita “Mjegull”. Më tutje njoftohet se ekspozita në fjalë, mëton të mendojë për potencialin që ka realiteti i mjegullt si dhe të reflektojë mbi faktin se mungesa e qartësisë mund të krijojë shtigje të reja të pamjes.

Karakteristikë e kësaj ekspozite do të jetë pjesëmarrja e shumë artistëve, si: Albert Allgaier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari. Kurator i ekspozitës do të jetë Avi Lubin.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në orën 20:00.



Lexo më Shumë