Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Të dielën mbahet mini maratona “Vrapo edhe ti”

12.06.18

Sot mysafire në emisionin ‘Macchiato Lounge’, te  gazetarja Vjosa Spahiu ishin organizatoret e mini-maratonës humanitare “Vrapo edhe ti”, Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.
“Mbroj shëndetin, mbështet sportistët”, kjo është motoja e këtij aktiviteti që do të mbahet më datën 17 Qershor, në Prishtinë. E pikërisht për këtë aktivitet , mysafiret e ftuara dhanë informata shtesë për të gjithë dëgjuesit e Radio KFORit.

Ky aktivitet ishte paraparë të mbahej më 10 Qershor, por në shenjë respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit, të ndjerin Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më datën 9 Qershor,  aktiviteti në fjalë u shty për tu mbajtur më pas më 17 Qershor.

Diellza Kolgeci, shtoi se “Meqë ne organizojmë edhe ahengje para aktivitetit, menduam se është e udhës të shtyhet ky aktivitet, në shenjë respekti për të ndjerin Fadil Vokrri, pasi që ajo ditë ishte shpallur Ditë Zie, për të nderuar veprën e të ndjerit, Fadil Vokrri.”

E sa i përket organizimit, Diellza tha “Normal që ka shumë stres, mirëpo ne e ftojmë publikun e gjerë që të marr pjesë. Unë dhe Afërdita e bëjmë skenarin, por kemi miq dhe shokë që na ndihmojnë, po ashtu është edhe komuniteti që jeton jashtë Kosovës, të cilët na japing një ndihmesë të madhe.”

Të pyetura se nga ku do të fillojë maratona, Afërdita tha: “Maratona fillon nga qendra e Prishtinës, nga Grand Hoteli, vazhdon deri te rrethi i parë i Spitalit. Mund të themi se janë më pak se 5 km.  Ju që nuk mund të vraponi, mos u brengosni, mund të kontribuoni edhe nëse nuk vraponi, e rëndësishme është që  të jeni prezent aty dhe të kënaqemi së bashku.”

Si Diellza ashtu edhe Afërdita, thanë se kanë ndihmesë të madhe falë besimit dhe transparencës që kanë karshi përkrahësve të mini maratonës. Gjatë këtij viti do të ndihmohen sportistët e rinj, por siç thanë ato sportistët e rinj nuk do t’i zgjedhën nga ato, por emrat e sportistëve që do të ndihmohen nga shuma e fituar nga maratona, do të përzgjedhen nga profesionistët.

Në fund të emisonit, si Afërdita ashtu edhe Diellza u bënë ftesë të gjithë të interesuarve që të dielen në orën 12 të shihemi të gjithë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, për ti mbështetur sportistët.

Shuma e të hollave për biletë të pjesëmarrjes në mini maraton,  do të jetë 2 Euro.

Përveç  vrapimit dhe argëtimit në fund të aktivitetit, është paraparë të ndahen edhe çmime, si: për fëmijë, femra dhe meshkuj. Këto çmime do të jenë të lezetshme, falë miqve të cilët e mbështesin maratonën.



Lexo më Shumë