Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Premiera e shfaqjes "Arturo Ui”

13.06.18

Për të shënuar 120 vjetorin e lindjes së dramaturgut gjerman, Bertolt Brecht-it si dhe për të shënuar 20 vjetorin i artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi, sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shfaqet premiera “Arturo Ui”.
Shfaqja me regji nga Bekim Lumi “Arturo Ui”, është krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht (1898 – 1956), dhe prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Në premierën "Arturo Ui”, e cila vlerësohet si një nga satirat më të mira politike dhe historike të shekullit ’20, luajnë këta aktorë: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj. Muzika e shfaqjes është kompozuar nga Dren Suldashi, i cili gjithashtu luan në kitarë. 

Asistent regjisor është Bashkim Ramadani. Koreografinë e shfaqjes e ka bërë Majlajdo Gala, ndërkaq skenografinë Mentor Berisha, përderisa kostumografinë Alma Krasniqi.

Premiera e shfaqjes "Arturo Ui”, mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 21:00.



Lexo më Shumë