Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Në Gjakovë vjen ‘Çarshia Fest’

13.06.18

Çarshia  e vjetër e qytetit të Gjakovës, më datën 17 Qershor do të jetë e përfshirë me aktivitete kulturore, përmes “Çarshia fest” duke mëtuar që të mbroj dhe promovoj këtë pjesë të rëndësishme të qytetit.
Këtë nismë e kanë marrë disa të rinj, të cilët çarshinë do ta shndërrojnë në një festë të paharruar për të gjithë pjesëmarrësit.
Idea e këtij realizimi bazohet në faktin e vetëm të zhvillimit dhe rikthimit të kësaj çarshie nga shkatërrimi në një zonë të frekuentuar dhe pikë destinimi për Gjakovën. Sipas organizatorëve, kjo festë do të bëhet tradicionale, në mënyrë që të mbrohet trashëgimia e saj e pasur kulturore dhe të ruhet epiteti i saj si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore.

Në këtë aktivitet do të performojnë shumë artistë nga Gjakova, ku gjatë tërë ditës, prej orës 12:00 deri në mbrëmje do të ketë muzikë live,nga bende e këngëtarë të shumtë.

Para dite do të ketë perfomanca të ndryshme nga instrumentistët, Altin Tila, Arian Randobrava, Taulant Rruci dhe Art Lokaj nëpër pjesë të ndryshme të Çarshisë, ndërsa gjatë ditës do të vazhdojnë performancën DJ të ndryshëm.

Ndërsa gjatë mbrëmjes do të performojnë bende të ndryshme, përfshirë Valon Shehun & Band, BB Poqi, Nita Latifi, Albulena Jashari, Gamblemania & Band dhe Latino Band.

Vlen theksuar se përveç muzikës, do të ketë dhe hapsirë për pikturë, ku shumë artistë do të bashkëngjiten me punimet e tyre, të cilat do t’i ekspozojnë në Çarshi dhe disa prej tyre do t’i punojnë përgjatë kohës sa zgjatë festa, duke kombinuar artin me muzikën.



Lexo më Shumë