yo “Çmimi Muslim Mulliqi” shtjellon histori përmes artit
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


“Çmimi Muslim Mulliqi” shtjellon histori përmes artit

13.06.18

Që nga e hëna e deri më 8 gusht, Galeria Kombëtare e Kosovës e ka hapur thirrjen publike për edicionin e dymbëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” për vitin 2018.

Ky institucion do të pranoj punime nga të gjitha mediumet e arteve bashkëkohore, që reflektojnë konceptin kuratorial.

Për këtë edicion kuratorja Lara Boubnova, synon që nëpërmjet artit të kujtohet historia.

“A janë histori kujtimet tona?” është titulli i edicionit të sivjetmë, ku Boubnova është kritike dhe kuratore, drejtoreshë e Institutit për art bashkëkohor në Sofje, e cila ka marrë pjesë në shumë bienale të artit nëpër vende të ndryshme dhe është fituese e disa çmimeve.

Ekspozita “Çmimi Muslim Mulliqi”, tashmë është shndërruar në një organizim tradicional i cili mbahet çdo dy vjet.



Lexo më Shumë