yo Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes ndaj zjarreve
Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes ndaj zjarreve

13.06.18

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit si dhe të lajmërojnë me kohë shfaqjen e zjarrit.
Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për të mësuar detaje më të hollësishme në lidhje me këtë njoftim, ne morrëm një prononcim nga kryeshefi ekzekutiv nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, i cili për Radio KFOR-in tha:

“Meqenëse tani fillon edhe sezoni veror, ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, për të ruajtur ambientin dhe ne si Agjenci tashmë i kemi vënë në dispozicion njësitet tona të zjarrëfikësve, megjtihëse ata janë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të ruhet ambienti dhe jeta e qytetarit”, theksoi mes tjerash kryeshefi Fadil Kodra.
Për çfarëdo rasti të zjarreve, mund të thërrisni në Qendrën Operative Emergjente, në numrat e integruar emergjent – 112 dhe në këta numra:

- Policia e Kosovës - 192,

- Njësia profesionale e zjarrfikjes dhe shpëtimit - 193,

- Ndihma e shpejtë - 194.

Duhet të njoftojmë gjithashtu se, zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.



Lexo më Shumë