Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Pre Hardh Fest 2018

11.07.18

Përmes orës poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj, ku Zyrafete Shala do të prezantoj librin e tij “Lëngu i Trëndafilave” të recituara nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani, “Pre-Hardh Fest” premton festë të madhe sivjet.

Në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit z. Nahit Veseli dhe Ambasadorët e tij Shkelzen Dragaj, Bujar Berisha, Drenusha Blakaj, Skender Rama dhe Abaz Krasniqi.Kjo festë i paraprinë Festivalit “Hardh Fest” i cili këtë vit mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit Stone Castle.

Mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Por e shtuna e 14 korrikut, ju fton të bëheni gati për një mbrëmje argëtuese, me miq dhe me pamje kah vneshtat.



Lexo më Shumë