Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Sot xhiro e dytë e Uefa Europa Ligës - FC Prishtina përballet me C.S. Fola

11.07.18

Sot luhet xhiro e dytë e Uefa Europa Ligës, ku përfaqësuesi i Kosovës në këtë kompeticion FC Prishtina do të luaj në udhëtim kundër skuadrës nga Luksemburgu C.S. Fola. Prishtina në këtë përballje vjen pas rezultatit të jashtëzakonshëm që arritën në xhiron e parë duke eliminuar përfaqësuesin e Gjibralatrit Europa FC me rezultat të përgjithshëm nga dy takimet 6 me 1.

Duke pasur parasysh këtë rezultat dhe kampionatin që vjen kundërshtari i Prishtinës që nuk është një kampionat i fortë, padyshim që pritet edhe një paraqitje pozitive e nënkampionëve të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në qytetin Esch-sur-Alzette, që ka një kapacitet prej rreth 4200 shikuesish dhe do të fillojë në ora 18:00.



Lexo më Shumë