Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Kroacia finaliste e “Russia 2018”

12.07.18

Parullën e Anglisë “It’s coming home”, e ka ndaluar mbrëmë Kroacia në Moskë.

Kroacia i bashkohet Francës në finalen e madhe të kampionatit botëror “Russia 2018” pas fitores ndaj Anglisë me rezultat 2-1 për Kroacinë.

Mëgjithëse ishte Anglia ajo që e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë me golën e Trippierit, Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perishiq i cili me një goditje me kokë çoi topin në rrjetë në minutën e 68 pas asistimit nga Vrsaljko.

Deri në përfundim të kohës së rregullt, rezultati ishte 1 me 1 ndërsa në vazhdime ishte Kroacia që e ndryshoj rezultatin kur në minutën e 109-të shënoi për Kroacinë golin e dytë ylli i Juventusit, Mario Manxhukiq me asistimin e Ivan Perishiq.

Kroacia me këtë fitorie historike i bashkohet Francës në finale me të cilën do të përballet për titullin e kampionit botëror këtë të diele, datë 15 korrik.

Ndërsa Anglia do të luajë ndaj Belgjikës për vend të tretë.



Lexo më Shumë