Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Alban Ukaj nikoqir i Festivalit më të madh të filmit në Evropë

09.08.18

Aktori i mirënjohur kosovar, i njohur edhe në Industrinë e kinematografisë botërore, Alban Ukaj, do të jetë nikoqir i ceremonisë së hapjes së edicionit të 24-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, që mbahet nesër në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme artistike do të marrin pjesë personalitete të njohura të botës së filmit dhe të sferave të tjera në përgjithësi.

Me të kuptuar këtë lajm, Radio KFOR-i morri një deklaratë ekskluzive nga aktori i njohur, i cili enkas për ne, shpalosi emocionet e tij përsa i përket përgjegjësisë dhe besimit që i është dhënë nga organizatorët e festivalit respektiv.

“Festivali i filmit në Sarajevë, i cili padyshim që është ndër festivalet më prestigjioze në Evropë, këtë vit ma dha mundësinë që unë të jem nikoqir i festivalit. Kontakti i parë i imi me Sarajevën ka qenë pikërisht për shkak të këtij festivalit. Dhe, tash pas 17 viteve, të jem nikoqir është dhurata më e madhe për mua që Sarajeva ka mundur të më jap” u shpreh aktori.

Kujtojmë se Festivali i Filmit zbulon gjeneratat e reja që do të udhëheqin kinemanë rajonale në të ardhmen, ndërsa Alban Ukaj është aktor i njohur, jo vetëm në Sarajevë, por me rolet e tij njihet edhe ndërkombëtarisht. Së fundmi publiku mbarëkombëtar ka pasur rastin ta shoh në rolin e protagonistit në filmin “Martesa” të Blerta Zeqirit, i vlerësuar në festivalet më prestigjioze të filmit në botë.



Lexo më Shumë