Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Artisti që lufton të kaluarën për të kapur të ardhmen

09.08.18

Piktori Mentor Ejupi do të paraqitet me ekspozitë në qendrën e bankës ‘HASPA’ të cilët kanë nderuar karrierën e piktorit në Hamburg me 25 shtator të këtij viti.

Për piktorin Ejupi kjo nuk është ekspozita e parë ku ai shpreh botën, përjetimet dhe të kalurën nëpërmes artit. Për Radio KFOR-in Ejupi tregoi më shumë për ekspozitën:

“Janë gjithesejt 25 punime, piktura të punuara me vaj në pelhurë, jam munduar të paraqes jetën time gjatë këtyre viteve ne Gjermani, dashurinë, vuajtjen dhe të gjitha peripetitë tjera për rreth, kujtimet nga Prishtina që më percjellin kudo, te mbajtura rreth nje albumi muzikor që e dëgjoj qysh nga adoshelenca, është albumi i Jon Lord ( Deep Purple) ‘Sarabande’. 

Sa herë që e dëgjoj ‘Bourre’ me kujtohet rinia ime në Prishtinë, shokët. Tani jetoj këtu ne Hamburg, tani luftoj kunder të kaluares për  ta kapur të ardhmen, luftoj kundër aktualitetit me anë të pikturës, dua që kujtimet e mia çfare do qofshin ato, të hapi dyert publikut në shpirtin dhe vuajtjet e mia”, u shpreh Ejupi.

Ejupi nëpërmes pikturës paraqet natyrën në liqenin e Batllavës dhe në lumin e Elbës, ilustrimet nga Sarabanda, abstrahimi i formes dhe hapesires me ngjyra në tonin e pastelit e deri tek magenta.



Lexo më Shumë