Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Lansohet projekti “Green Aid” nga Andi Krasniqi

09.08.18

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka bërë të ditur se sot do të bëj lansimin e projektit “Green Aid” te ideuar nga 16 vjeçari, Andi Krasniqi që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të ajrit, ku përmes një filteri që mund të vendoset në makina ndihmon filtrimin e ajrit të ndotur që lirohet nga përdorimi i makinës. 

Projekti i 16-të vjeçarit nga Rahoveci është shpërblyer edhe në garën nacionale “Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbra" dhe më pas ka përfaqësuar Kosovën në garën rajonale që është mbajtur në Shkup, ku edhe atje ka fituar vendin e parë, si projekti më i mirë në përmirësimin e ajrit.

Idetë e të rinjve duhet të përkrahen dhe mbështeten nga institucione të shumta, shembull I tillë është edhe Forumi për Iniciaiva Qytetare.  

Drejtoresha ekzekutive në FIQ, Dajana Berisha për Radio KFOR-in tregoi se ky projekt është identifikuar nga FIQ në bashkëpunim me UNICEF-in, në kuadër të programit “Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbra. 

Për t’i inkurajuar edhe shumë të rinjtë të tjerë, Dajana dha një mesazh për dëgjuesit e Radios sonë: 

“Mesazhi im më absolut do të ishte, ju lutem aplikoni në grade të tilla me ide, mos hezitoni edhe pse mund të jeni të pasigurt për idenë. Se gjithmonë inovacioni vjen prej moshës së re, kështu që aplikoni, aplikoni, aplikoni…”



Lexo më Shumë