Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Zbuloni bukuritë e Kosovës me Hike & Swim këtë të diele

10.08.18

Kosova Hiking Trips këtë të diele më 12 gusht, organizon "Hike and Swim” në liqenin e Brezovicës. Arben Islami tregon për Radio KFOR-in se arsyeja e këtij organizmi nuk është vetëm rekreacioni:

“Hiking Njeri organizon ecje të përjavshme. Para 5 ditësh kemi pasur ecjen në Majën e Njeri në bjeshkët e Brodit ku kanë marr pjesë ma shumë se 120 vetë. 

Mas tripit të suksesshëm kemi vendos edhe këtë të diele më 12 gusht, ta organozojmë një ecje në bjeshkët e Brezovicës përkatësisht do të shkojmë te Maja e Livadheve dhe do ta shfrytëzojmë Liqenin e Livadheve në Bjeshëkt e Sharrit për not. Pasi këto ditë bo bën vapë e madhe, ne do të shkojmë edhe tek liqeni që është diku rreth dy orë larg nga ski qendra e Brezovicës në një larëtsi prej 2300 metra”.

A i njohim bukuritë e Kosovës? A e dijmë sa bjeshkë ka Kosova. Pse duhet degjuesit e Radio KFOR-it t’i bashkohen kësaj ecje?

“Duke marrë parasysh që Kosova i ka më shumë se 230 bjeshkë edhe kjo është shtëpia e juaj, është vendi juaj, edhe ju nuk e dini asnjë bjeshkë, atëherë ju ftoj që të vini, së paku në këtë bjeshkë të Brezovicës dhe ta shihni se sa e bukur është Kosova. Për t‘i vizituar të gjitha bjeshkët e Kosovës ju nevojiten diku 10 vjet që të shkoni çdo javë nga një bjeshkë. Mund ta filloni me këtë here, ejani të dielën më 12 gusht në bjeshkën e Brezovicës në Majën e Livazheve dhe në liqenin që gjendet mes Brezovicës dhe Lubotenit dhe e shihni se sa e bukur është Kosova”.

Këtu nuk përfundon aktiviteti. Pas vizitës së liqenit, të gjithë të pranishmit në rrugë të kthimit kanë mundësinë e shijimit të ndjesisë “të mbesin pa frymë” tek shfaqet para syve të tyre panorama e perëndimit të diellit me pamje impozante me rrezet ngjyrë portokalli buzë Pashtriku. E në fund të ditës do të keni mudnësi të argëtoheni me muzikë e film.

Për të ditur të gjtiha detajet këtij udhëtimi, po ua bashkangjesim linkun e eventit: https://www.facebook.com/events/1054549304711919/



Lexo më Shumë