Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Diaspora më afër përmes futbollit

10.08.18

Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore “THESARI” në Sharr me mbështetje të Drejtoratit për Kulturë, Rini e Sport të komunës së Sharrit dhe Fabrikës së Ambalazheve plastike AEG, organizon Turneun tradicional në futboll të vogël të titulluar “Afrojmë diasporën përmes futbollit” me pjesëmarrje të të rinjve nga komuna e Sharrit dhe Diaspora.

 

Në edicionin e sivjetmë do të marrin pjesë dhjetë ekipe: “San Francisko”, “Thompson”, “Buzezi”, “Garda”, “Caroserie Rifaj”, “Rinia”, “Saraji”, “Zaplluxha”, “Asat 2018” dhe “Caffe Albini”.

Turneu do të zhvillohet në Stadiumin e Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Bresanë kurse ndeshjet luhen në orët e mbrëmjes nën dritën e reflektorëve.

Garat do të zhvillohen me sistem eliminimi kurse ndeshja finale do të mbahet më 11 gusht, ku do të shpërblehen fituesit.



Lexo më Shumë