Degjo Online Mbylle

TITI's Top 40 Top 10 Kosovar Urban Top 15

MOVIE BOX

Funny Video

Radio K4 on Facebook

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast

Kanye West publikon foton e Kim nudo si dhe plaçkitet

15.06.2012 06:52:33 postuar nga: Mina

Kanye West dhe Kim Kardashian po kënaqen në romancën e tyre dashurie, kurse së bashku me çiftin po argëtohet e tërë bota. Që të dy, kënaqën duke treguar në rrjetet sociale se si kalojnë bukur dhe mirë njëri me tjetrin, kurse këto ditë, në Twitter, Kanye ka publikuar një foto të Kim kardashian, krejtësisht nudo. Bukuroshja është e kthyer me shpinë, kurse fotografia është parë në mbarë botën. Kur ka kuptuar se çfarë ka bërë, Kanye menjëherë ka hequr foton nga Twitter, por si duket atëherë ishte shumë vonë. Disa thonë se në foto është porno ylli Emy Milley. “Siç po shihet, fotografia ime është parë në mbarë botën, por kishe sikur në të është Kim Kardashian. Jam e habitur. Nuk dua të polemizoj a jam apo nuk jam në këtë foto unë, pasi që e di që jam”, ka thënë Emy. 

 

Në anën tjetër, është plaçkitur shtëpia e Kanye West në Los Angeles. Reperi në atë kohë ishte në turne në Britani të Madhe, kurse në Irlandë, ditë më parë, ka festuar ditëlindjen e 35-të. Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur të mërkurën. Ende nuk është bërë e ditur se çka është plaçkitur nga shtëpia e tij, si dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë të dyshuari eventual lidhur me këtë rast.



Lexo më Shumë