Miredite Bajrami - Dita

Genc Hamza

Emina Hyseni - Mina

Kaltrina Mikushnica

Merita Gjoni

Astrit Dushi - Titi

Këto ditë, në qoftë se ju doni të dëgjoni muzikë, ka shumë shërbime në internet ku mund të përpiloni listen tuaj personale të përbërë nga këngë që ju i pëlqeni, përveç kësaj edhe kompjuteri mund ti shtojë këngët tjera të cilat do të përshtaten me preferencat tuaja.

Një shërbim i tillë nuk do të ju ofroj shoqërinë e: Ellës, Gencit, Minës, Ditës, Tinës, Titit apo Fisit. Nëse këta persona ju bëjnë që të dëgjoni radion me përkushtim, atëherë ata janë për çdo lavdatë. Ju me të vërtetë nuk mund tv kërkoni shoqëri më të mirë.

Cfarë është unike në lidhje me radion tonë, është se prezantuesit në Radio KFOR-it janë moderatorë dhe DJ, e në të njejtën kohë ata ju argëtojnë, informojnë dhe mundësojnë kontakt të drejtpërdrejtë me audiencën në internet.

Segmentet e prodhuara dhe emisionet e drejtpërdrejta, prekin fushat të ndryshme jetësore, të tilla si: Cështjet sociale, shëndetin, bukurinë, modën e shumë më tepër ...

Nëpërmjet sistemit tonë, dëgjuesit mund të komunikojnë me DJ e tyre të preferuar të radios, thjesht duke dërguar një mesazh, ku mund të përfshihen edhe kërkesat muzikore.

Formati muzikor i radios është lansimi i Top 40 hiteve të fundit të huaja dhe të vendit, si dhe dhënia e informacioneve të fundit në lidhje me aktivitetet e KFOR-it në Kosovë.

Gërshetimi i hiteve të fundit muzikore dhe informacioneve të ndryshme, ofron argëtim të këndshëm në kuadër të frekuencave të Radio KFOR-it.

Frekuencat lokale për pjesë të ndryshme të Kosovës janë:

Anembanë Kosovës 90.2 FM
Prishtinë 98.2 FM
Gjilan 104.3 FM
Dukagjin: 93.4 FM
Mitrovicë: 100.8 FM
Prizren: 107.9 FM

Lëshoje radion dhe frymëzohu!


Tel: +381 38 722 227     |    Mob: +386 49 950 950   |   webmaster@radiokfor.com