Beyonce në gjyq?!
14.05.2012 10:09 postuar nga: Mina
Gate Five, kompania për prodhimin e video lojërave, do të padit këngëtaren e njohur Beyonce. Gate Five pohon se Beyonce ka hequr dorë nga kontrata në vlerë prej 20 milion dollarë për lojën “Starpower:Beyonce”. Avokatët e këngëtarës thonë se ajo ka pasur drejtë të heq dorë nga kontrata në fjalë, për arsyeje se Gate Five nuk i ka financat e rregulluara.
Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se Beyonce është dashur të nënshkruaj kontratën më 6 dhjetor 2010, por tri ditë më herret ka hequr dorë nga kjo kontratë. Gjyqtari në New York ka thënë se Beyonce është dashur ta njoftoj kompaninë me veprimet e saja dhe ka shtuar se rasti duhet të shtjellohet në gjyq, shkruan Huffington Post. Avokatët e Beyonces, kanë refuzuar të flasin lidhur me këtë çështje.
Lexo më Shumë

