Degjo Online Mbylle

TITI's Top 40 Top 10 Kosovar

MOVIE BOX

Funny Video

Radio K4 on Facebook

Lajmet e Fundit

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast

Dhjetë rock bende garojnë në “Rock për rock”

29.05.2012 09:19:01 postuar nga: Ella

Zona e garës edhe sivjet do të mbetet e njëjta. Skena e teatrit “Oda” do të jetë stacion, në të cilin do të zbarkojnë grupet që do të garojnë për çmimet e festivalit të vetëm të rock-ut në Kosovë. “Rock për rock”, pas hapësirës më shumë se njëmujore që ka vënë në dispozicion për konkurrim, ka përzgjedhur dhjetë rock bendet që do të elektrizojnë “Odën” në ditën e 15-t të muajit qershor. “Torch”, “Hyperclown”, “Krieg”, “Noise Sees”,. “Demons in the Mist”, “Dogma” nga Prishtina, “The Green Hypnosis” dhe “The Crackers” nga Mitrovica, “Black Storm” nga Gjakova dhe “Numen” nga Prizreni, janë bendet që janë përzgjedhur të garojnë në edicionin e sivjetmë të festivalit.

Sipas Kohanet, “Rock për rock” ka ruajtur traditën edhe në edicionin e njëmbëdhjetë të vet dhe kriteri kryesor ka qenë aftësia për të prezantuar ‘live’ dy këngë të paedituara më parë. Shkëlzen Veseli, një prej organizatorëve, ka thënë se interesimi për t’u bërë pjesë e “Rock për rock” ka qenë mjaft i madh.
“Disa grupe nga Shqipëria janë lajmëruar edhe pas datës që ka qenë e caktuar, por meqë kanë qenë me vonesë i kemi lënë për vitin e ardhshëm. Ka pasur interesim, por komisioni ka përzgjedhur dhjetë grupe nga vende të ndryshme të Kosovës”, ka shpjeguar Veseli.
Sipas Veselit, stafi organizues i “Rock për rock”, është ndarë i kënaqur me kualitetin e muzikës që kanë prezantuar konkurrentët e këtij edicioni. Ai ka zbuluar edhe dallimet me edicionet e kaluara.
“Dallimi është që sivjet bendet janë edhe më të mira, pasi çdo vit ngrihet cilësia. Është interesante që rock-u po merr një kahe më shumë ka rryma ‘metal’ sesa ka qenë. Natyrisht edhe grupet tona janë të ndikuara nga trendët botërorë”, ka thënë Veseli. “Ka qenë më i butë në vitet e kaluara”, ka shtuar ai.
Me gjithë paralajmërimin se në “Rock për rock” do të performojnë mysafir nga Zvicra, Veseli ka njoftuar se nuk do të realizohet ky premtim.
“Buxheti nuk na ka lejuar të marrim mysafirë nga jashtë”, ka thënë Veseli, derisa ka shtuar se mysafir i edicionit të njëmbëdhjetë të “Rock për rock” do të jenë “Stickers”, fituesit e edicionit të kaluar./
Njëmbëdhjetë vjet më parë, pesë shokë, do të mblidheshin për të biseduar seriozisht rreth një ideje që deri atëherë kishte qarkulluar mes tyre si në mjegull. Agim Berisha, Shkëlzen Veseli, Muhamet Veseli, Agron Bajrami dhe Valton Besimi do të hidhnin në letër projektin për organizimin e një koncerti të rockut në Kosovë. Qëllimi që ata i kishin vënë vetes ishte t’u ndihmohet të rinjve që dëshirojnë të kultivojnë subkulturën e rockut. 
“Rock për Rock” sivjet është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. Sponsorë medial janë “Koha Ditore” dhe KTV-ja. 
Fitues i edicionit jubilar të “Rock për rock” ishte shpallur grupi “Stickers”. Grupi kishte mposhtur në konkurrencë “Freak Week”, “Nosie Seed”, “Torch”, “Throne”, “New Age Rock” dhe “Crossroads”. Mysafir i koncertit ka qenë bendi “Tunica Dartos” nga Lucerni i Zvicrës.



Lexo më Shumë