Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Baleti Kombëtar i Kosovës mahnit finlandezët

10.10.18

Baleti Kombëtar i Kosovës në kuadër të turneut katërditor në Helsinki të Finlandës, po vazhdon të mahnis publikun finlandez me performancat e tyre mbresëlënëse. Krahas shkathtësive artistike të kësaj trupe, aty po paraqitet edhe një mozaik i kulturës shqiptare në përgjithësi.
Balerina Vjollca Llugiqi na i shpalosi emocionet e saj nga Helsinki, në lidhje me mikëpritjen që i është bërë trupës së Baletit të Kosovës atje.

“Sot është shfaqja e 3-të me të cilën do të paraqitemi para këtij publiku të mrekullueshëm dhe jemi të habitur nga mikëpritja që na është bërë, kurse nesër do ta kemi shfaqjen përmbyllëse “Një legjendë për dashurinë”, nga koreografi Pëllub Agalliu” theksoi Vjollca, duke nënvizuar poashtu se kjo performancë e tyre atje, ju ka hapur dyer për suksese të reja.

Shfaqja përkatëse ishte dhënë premierë në shtator të vitit të kaluar me rastin e 45-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.



Lexo më Shumë